Αυγουστίνος Καντιώτης



Pyetja kritike

date Ιαν 29th, 2009 | filed Filed under: Albanian

Pyetja kritike

Predikim i mbajtur nga Episkop Avgustini, ish-Mitropoliti i Follorinës,
në Kishën Katedrale të Shën Pandelimonit, më 29 Qershor, 1969.

Sot, të dashurit e mij, është festa e Apostojve tropeprurës Petro dhe Pavli, dhe nesër festohet Mbledhja e të 12 Apostojve.

Apostojtë janë yjet e universit shpirtëror, lumenj të Shpirtit të Shënjtë, kolona të Kishës sonë, ndaj dhe ajo quhet Kisha Apostolike.  T’i lavdërojmë?  Nuk jemi të denjë.  Por edhe nuk kanë nevojë për lavdërimet tona.  Kishin bekime të veçanta në jetën e tyre, dhe morën fuqi të mëdha për punën e tyre.

Është vërtet i çuditëshëm fakti që edhe pse kishin prejardhje nga vënde të ndryshme dhe  të bashkuar më Shpirtin e Shënjtë” (nga Himnet e Esperinosë të 29 Qershorit).  Dymbëdhjetë tsecili prej tyre kishte karakterin e vet, prapëseprapë ishin të bashkuar.  Kisha jonë iu psall: “të ndarë nga trupat porrupa, por një shpirt, një frymë, një mendim, një ndjenjë.

Kush pra i bashkonte ata?  Figura e Zotit tonë Jisu Krisht, besimi tek Krishti. Besonin në mënyrë të patundur.  Themi edhe ne që besojmë, por besimi ynë as që krahasohet me besimin e Apostojve.  Për këtë besim të Apostojve do të më lejoni të dashurit e mij të bëj pak fjalë sot.  Për besimin bën fjalë fragmenti i Ungjillit të sotshëm.

Zoti, thotë Ungjilli i sotshëm, së bashku me të dymbëdhjetë nxënësit e tij u larguan nga kryeqyteti.  Në qytetet e mëdhaja shpesh-herë mblidhen tërë të këqijat.  Dhe në Jerusalem kishin strofkën e tyre Anna dhe Kajafa, si dhe Ponti Pillat.  U larguan pra dhe ecën drejt vëndeve të shkreta, “në anët e Qesarisë të Filippit” (pas Mattheut 16:13).  Larg prej zhurmës së qyteteve, pranë natyrës, e cila n’a sjell dhe pranë Perëndisë, atje ku dëgjohet fëshfëritja e gjetheve, atje ku dëgjohet dallëndyshja dhe bilbili, atje në mes të krijesës së pacënuar, atje në vende të largëta, atje shpirti gjen qetësi.

Atje pra dhe Krishti, duke ecur iu bëri nxënësve të Tij një pyetje.  Kjo pyetje përbën një nga problemet më të vështira, dhe nga zgjidhja e këtij problemi varet lumturia apo fatkeqësia e njerëzimit.  Iu bëri pra një pyetje ndaj të cilës nuk mund të qëndrojmë indiferentë.  Iu përgjigjën kësaj pyetjeje me luftë këmbëngulëse brezat e shkuar dhe do t’i përgjigjen asaj edhe brezat e ardhshëm.  Edhe brezit tonë të sotshëm i bëhet thirrje t’i përgjigjet asaj pyetjeje.  Edhe ty o i Krishterë, sot të bëhet thirrje t’i përgjigjesh, dhe nga përgjigjia që do të japësh do duket se sa vlen, do të të gjykoj nëse je i Krishterë apo jo.
Cila është pyetja që iu bëri Krishti Apostojve të Tij?  “Kush thonë njerëzit se jam unë?” dmth çfarë ide kanë për mua njerëzit?  Dhe ata si iu përgjigjën?  Dishepujt ishin njerëz të thjeshtë të popullit.  Ishin peshkatarë dhe zanatçinj, ndaj dhe ishin në kontakt të vazhdueshëm me populllin – në veshët e tyre vinte direkt jehona, komentet dhe përshtypjet që linte fjala e Krishtit në popull.  Sepse çdo figurë publike ndeshet dhe me kritikën – është e pamundur t’iu shmanget komenteve dhe llafeve.  Dhe iu përgjigjën.
Mësonjës, i thonë, njerëzia nuk të konsiderojnë një figurë dosido, të konsiderojnë si një burrë të madh.  Disa thonë se je Joan Pagëzori që tronditi ujrat e Jordhanit, disa thonë se je Profeti Ilia i cili hapte dhe mbyllte qiejt, të tjerë të konsiderojnë Ieremian, predikuesin e flaktë të së vërtetës së Perëndisë, ose dikush nga profetët e tjerë të mëdhenj.

Nuk u kënaq Krishti nga përgjigjet, dhe bën tani pyetjen kryesore: Juve, nxënësit e mij, kush thoni se jam? Mirë bota, këtë ide ka për mua, më konsideron një burrë madhështor – po juve si më konsideroni? (Matthe 16:15).  Qetësi absolute mbizotëron në pyll në këtë moment.  Dhe atje, nën yjet e qiellit, u dha përgjigjia.
Nxënësit dridhen dhe tronditen.  Nuk përgjigjen të gjithë bashkë si një turmë anarkiste, sepse janë një vëllazëri me disiplinë.  Përgjigjet pra në emër të të gjithë apostojve parëfronësi i tyre Petroja – ai bëhet goja e Apostojve.  Neve, o Zot, i thotë, nuk të konsiderojmë një burrë madhështor; ne të konsiderojmë më të lartë se burrat madhështorë të Dhjatës së Vjetër; neve besojmë se je “Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë” (Matthe 16:16).
Atëherë Krishti “u ngazëllua në shpirt”, dhe lavdëroi përgjigjen e dhënë.  Je i lumur, o Petro, ti një peshkatar i thjeshtë, ti që nuk lexove libra dhe fillosofira, e megjithatë gjete kyçin e së vërtetës, që është “besimi tek Krishti”.  Je i lumur pra, sepse pëgjigjia tënde nuk është rezultat i mendimit njerëzor; është guri/shkëmbi mib të cilin do të mbështetet ndërtimi i Kishës sime; kjo nuk është një shpikje njerëzore, por ndriçimi nga Shpirti i Shënjtë, zbulesa e Atit tim Qiellor. “I lumur je ti, Simon, bir i Jonajt, sepse mish edhe gjak nuk t’a zbuloi ty këtë gjë, por im Atë që është ndë Qiejt” (Matthe 16:17).
Oh çfarë fjalë!  Ai që lexon Ungjillin dhe nuk preket nuk është i denjë të quhet njeri.

Dhe më pas i thotë: “Se ti je Petro (Petra në Greqisht=Gur/Shkëmb), dhe përmbi këtë shkëmb do të ndërtoj Kishën time dhe dyert e hadhit nuk do të kenë fuqi mbi të” (Matthe 16:18).  Një shumicë e tërë kuptimesh rrjedh nga këto pak fjalë.
Fortësia e një ndëretese nuk duket aq shumë në muret apo çatinë e saj sa duket në themelet.  Ajo shtëpi që ka themele të shëndosha nuk ia ka frikën lumenjve, furtunave, tërmeteve.  Ashtu si çdo shtëpi ka themele, në të njëjtën mënyrë edhe Kisha si ndërtesë, që u ndërtua nga Perëndia, ka gur themeltar, dhe ky gur themeltar është Krishti.  Jisu Krishti është “A(lfa) dhe (Ω)mega, i Pari dhe i Fundit” (Apokalipsi 22:13).  Krishti është jo vetëm njeri i përsosur por edhe Perëndi i përsosur – është Perëndi-njeri.  Pikërisht këtë tha dhe Petroja “je i Biri i Perëndisë së gjallë”.  Dhe mbi këtë “shkëmb/gur” mbi këtë të vërtetë të patundur është e themeluar dhe Kisha.

Frangët dhe Latinët (romeo-katolikët) e shtrembërojnë kuptimin e kësaj fraze të Ungjillit dhe thonë që “guri/shkëmbi” është vetë Apostoll Petroja.  Gabim!  Ky gur/shkëmb është besimi që shpalli Petroja, besimi pra (i Petros) tek Hyjnia e Krishtit.  Papistët e keqinterpretojnë këtë frazë duke dashur të mbështetin pikërisht tek kjo frazë teorinë e tyre të vendit të parë në botë të papës së Romës.  Interpretimin e saktë e dhanë Etërit e Shënjtë të Kishës: “Ti je Petroja, dhe besimi yt është guri/shkëmbi mbi të cilin do të mbështes Kishën time dhe ajo do të mbetet e pamposhtur dhe fuqitë e hadhit nuk do t’a pushtojnë dot”.

Kush është Kisha?  Kishë i themi zakonisht ndërtesës të Kishës.  Por një ndërtesë shpërbëhet dhe zhduket – koha, apo një tërmet, apo sulmet e ateistëve mund t’a prishin atë, t’i bien dhe t’a bëjnë gërmadhë.  Por Kisha e Krishtit, edhe sikur të gjitha muret e Kishave të bëhen gërmadhë, nuk mund të mposhtet.  Kisha nuk është ndërtesa, muret dhe suvatë.  A e dini se kush është Kisha?  E sheh atë nënën me të voglin e saj në krahë që belbëzon fjalët “Krisht” dhe “Mëshiro o Zot”?  E sheh atë të riun që i bën rezistencë rrymës dhe influencës së sotme shoqërore? E sheh atë plakun e moshuar që me gjunjët që i dridhen vjen për t’u kunguar?  E sheh atë punëtorin, atë bujkun, atë shkencëtarin, atë profesorin, atë gjeneralin ushtarak, atë arhondin, që mbajnë në duar Ungjillin e Shënjtë, dëgjojnë zërin e ndërgjegjes brenda tyre, bëjnë kryqin dhe gjunjëzohen përpara petrahilit të priftit?  Këta pra janë Kisha.  Kushdo që pagëzohet në emër të Trinisë së Shënjtë, beson tek Krishti dhe zbaton porositë e Zotit, kushdo pra prej tyre përbën Kishën.  Kisha është në mes të zemrave të njerëzve.  Atje ka zënë rrënjë dhe nuk ia ka frikën stuhive apo dëbimeve dhe përndjekjeve.  Akoma dhe dyert e ferrit të hapen dhe të dalin demonët për t’a luftuar Kisha do të mbetet në jetë të jetëve.

Sot nuk është i rrallë floriri – sot shumë i rrallë është besimi.  E tha dhe Krishti vetë: “Kur të vijë përsëri i Biri i njeriut vallë do të gjejë besë mbi dhe’?” (Lluka 18:8).  Në çdo njëqind veta gjen a s’gjen një të vetëm që të besojë.  Të tjera “besoj” të rreme mbizotërojnë.  Në mes tyre, besimeve të gënjeshtërta pra, qëndron si Far Qiellor Besimi i Kishës tonë, qëndron “besimi” i Petros, i Pavlit, i peshkatarëve, i shpirteve të thjeshta.  Thonë për matematicienin e madh francez Paskal, që admironte tepër një fshatar gjatë kohës që lutej, dhe tha: nuk dua shkencën, nuk dua fillosofinë, dua besimin e fshatarëve.
O Krisht Perëndia jonë – nuk duam dritat e gënjeshtërta, kotësinë dhe pasuritë e kësaj bote – epna o Krisht besimin e Apostojve, besimin e martirëve të shënjtë, besimin e Etërve tanë të shënjtë, besën e paraardhësve tanë.  O Krisht “shtonai besën” (Lluka 17:5).  Pa atë nuk mund të rrojmë dot.

Hapni të dashurit e mij Ungjillin e Shënjtë, Veprat e Apostojve, letrat e Apostoll Pavlit.  Dhe pyetjes bazë “Kush thonë njerëzit se jam unë?”, pyetje që n’a i drejton Krishti edhe neve sot, çdo shpirt prej jush, edhe unë episkopi edhe juve le t’i përgjigjemi si Apostoll Petroja: Po o Zot, besoj se Ti je “Krishti, i Biri i Perëndisë së gjallë”. Amin.

Përktheu nga Greqishtja
Aleksander P. Filip
29 Qershor, 2008

Me dashuri dhe respekt të thellë ia përkushtoj autorit…
Paçim uratat dhe bekimet e tua Hirësi…

Nga botimet mujore “E DIELA-ΚΥΡΙΑΚΗ”

ΤΩΝ ΑΠΟΣΤΟΛΩΝ ΠΕΤΡΟΥ ΚΑΙ ΠΑΥΛΟΥ

(ΦΥΛ. ΚΥΡΙΑΚΗΣ ΙΟΥΝΙΟΥ 2008)

     Add A Comment

You must be logged in to post a comment.