Αυγουστίνος Καντιώτης



Εχουμε ματια της ψυχης; 2) ΣΤΑ ΑΛΒΑΝΙΚΗ: KEMI SY SHPIRTI? “Çfarë do të të bëj? Dhe ai tha: o Zot, të hap sytë dhe të shoh” (Lluk.18:41)

date Δεκ 1st, 2019 | filed Filed under: Albanian

Εχουμε ματια της ψυχης;

«Τί σοι θέλεις ποιήσω; ὁ δὲ εἶπε· Κύριε, ἵνα ἀναβλέψω» (Λουκ. 18,41)

Διαβαστε:

http://www.augoustinos-kantiotis.gr/wp-admin/post.php?post=77043&action=edit

———–

ΣΤΑ ΑΛΒΑΝΙΚΑ

————

KEMI SY SHPIRTI?

“Çfarë do të të bëj? Dhe ai tha: o Zot, të hap sytë dhe të shoh” (Lluk.18:41)

ΤΥΦΛΟΥ

Dëgjoni, të dashurit e mij, Ungjillin e shënjtë. Ungjillori Lluka n’a përshkruan sot një nga mrekullitë më të mëdha që bëri, bën dhe do të bëjë deri në fund të shekujve Zoti ynë Jisu Krisht. Edhe pse njëzet shekuj kanë kaluar që atëherë kur Krishti bëri këtë mrekulli, kjo mrekulli mund të përsëritet, mund të bëhet edhe mrekullia jonë.
-E si do të jetë kjo gjë e mundur, që të përsëritet pra kjo mrekulli?
Dëgjoni pra të dashurit e mij.
Zoti Krisht erdhi në botë për të shpërndarë dritë. Dhe filloi udhën e tij. Një ditë vjen në një qytet të madh që quhej Ieriho’. Sapo dëgjuan banorët e këtij qyteti që po vinte Krishti dolën nëpër rrugë për t’a pritur. Kalon Krishti dhe e ndjek populli nga pas.
Papritur nëpër thirrjet dhe bërtitjet e popullit dëgjohet një zë prekës, një thirrje si ato që dëgjohen gjatë Liturgjise Hyjnore, një zë që thërriste: “Mëshiro o Zot”, “Bir i Davidit mëshiromë” (Luk. 18:38).
Krishti dukej sikur nuk i jepte rëndësi asaj thirrjeje; vazhdonte rrugën përpara. Një gjë tepër e çuditëshme, Ai që krijoji veshët e njeriut të mos dëgjojë? “Mëshiro o Zot” dëgjohet dikush të thërresë. Të tjerët përpiqen t’a heshtin por ai nuk ndalonte së thirruri. Zëri i tij bëhet akoma më i fortë, bëhet si një këmbanë që shpërndan tingujt kudo.
Kush të ishte pra ai që thërriste “Mëshiro o Zot”? Emri i tij bëhet i njohur nga një Ungjill tjetër; quhej Vartimeo (Mark 10:46). Ishte i varfër. Dhe jo vetëm i varfër por edhe sakat. Ndaj qëndronte në udhëkryq, shtrinte dorën dhe lypte lëmoshë nga kalimtarët. Por këtë rradhë nuk kalonte ndonjë kalimtar i zakonshëm, kalonte Krishti. Çfarë të kërkonte vallë Vartimeoja nga Krishti? Të holla? Krisht nuk mbante me vete as edhe një qindarkë; nuk e preku kurrë atë ndyrësi të djallit, sepse e tillë është paraja e pandershme. Çfarë kërkonte pra? Më së fundi Krishti e pyet: Çfarë kërkon? Në dorën e Tij Krishti ka gjithçka. Çfarë kërkon, – i thotë, kërkon argjënd, ndoshta flori? Mund të hap gjirin e tokës dhe të të jap argjend e flori sa të duash. Mos ndoshta kërkon diamante? Edhe ato në dorë i kam e mund të t’i jap. Apo ndoshta kërkon shtëpi të mëdha e pallate?
Edhe nëse Krishti do të hapte gjirin e tokës dhe t’i jepte argjënd dhe flori me lopatë Vartimeoja nuk do të mbetej i kënaqur. Le t’a dëgjojnë mirë ata që mendojnë se paraja – të mirat materiale pra – janë gjithçka. Nuk kërkon Vartimeoja as argjënd, as flori asgjë të tillë. Çfarë kërkon? Diçka më të madhe, më të lartë se materialet, kërkon dritë. Ishte i verbër! Dua, thotë, o Zot “të hap sytë e të shoh” (Lluk. 18:41).
Po të dashurit e mij. Mbi paranë e fëlliqur, ndyrësinë e djallit që e adhuron bota e tërë, në piramidën e vlerave ka gjëra të tjera. Mbi paranë është shëndeti i njeriut. Mbi shëndetin është nderi dhe rreputacioni, emri i njeriut. Dhe mbi ndrin dhe emrin është ndërgjegjia e pastër, falja e mëkatave. Këto gjëra nuk mund t’i blesh dot me para.
“Dua të haq sytë e të shoh”, dua dritën e syve tha i verbëri. Dhe Zoti Krisht ia plotësoi këtë dëshirë lehtazi. Ai që dha urdhër “le të bëhet dritë” dhe qiejt u ndriçuan nga dielli, Ai Zoti vetë tani thotë “Hapi sytë dhe shih” (Lluk.18:42). Një fjalë tha Krishti dhe i verbëri pa dritën e syve. Dhe që nga ai çast, ashtu si qeni besnik ndjek të zotin kudo, edhe ai e ndiqte me besnikëri dhe dedikim Zotin. Nuk u nda më nga Krishti.
Të dashur vëllezër! Kjo mrekulli, ashtu siç thashë dhe më sipër, mund të bëhet dhe mrekulli jonë. Ky shembull n’a mëson që dhe ne mund të hapim sytë e të shohim.
-“Të hapim sytë? Ç’janë këto që po n’a thua? Ne lavdi Zotit nuk n’a mungon drita e syve. Pse thua “të hapim sytë e të shohim”?
Po, të gjithë kemi sy. Por sy kanë edhe kafshët. Nuk bëj fjalë për sytë e ballit. Përveç syve të ballit, të trupit pra, ka edhe sy të tjera, sytë e mëndjes, sytë e shpirtit, sytë qiellorë, sytë e besimit. Për këto sy, Krishti tha: “Unë për gjyq kam erdhur në këtë botë, që të shohin ata që nuk shohin, dhe të bëhen të verbër ata që shohin” (Ioan.9:39). Ka njerëz që shohin me sytë e trupit por nuk shohin me sytë e shpirtit.
I verbër pra ishte njeriu i Ungjillit të sotshëm. Por ndërsa ishte i verbër trupërisht ai shihte shumë më mirë sesa shkronjësit dhe farisenjtë. Ata e shihnin Krishtin, shihnin mrekullitë që bënte, të gjitha sa bënte i shihnin por nuk besonin. Ndërsa i verbëri që edhe pse nuk e shihte me sytë e trupit e shihte me sytë e shpirtin Krishtin të ndriçonte i tëri. Besonte tek Krishti.
Çfarë dobi kemi të dashur kur shohim me sytë e trupt gjithë bukuritë e botës por nuk kemi sytë e shpirtit që të shohim Krishtin? Fatkeqësisht ligësia, xhelozia, krenaria, egoizmi, të gjitha këto e verbojnë njeriun dhe kështu nuk mund të shohë botën shpirtërore dhe të palëndëshme. Dhe kështu shuhen nga shpirti të gjitha bukuritë e qiellit dhe përfundojmë në materializmi: “të hamë e të pimë se nesër do të vdesim” (Let. I Korinth 15:32). Përmendet diku në Urtësinë e Sollomonit, kush është kënga e materialistëve? “Jeta jonë është e dheshme” (2:1). Dhe më poshtë vazhdon: {Këto gjëra vunë në mëndje bijtë e errësirës; i verboi ata ligësia e tyre” (2:21). Po vëllezërit e mij. E verbon jeriun mëkati, e verbon shpirtërisht.
Fakti është që njeriu sot përparoi. U mbush bota e tërë me shkolla dhe universitete. Të mësojnë fëmijët shkrim e këndim. Edhe këmishën e trupit t’a shes thotë ati, vetëm e vetëm që të mos mbetet fëmija i verbër (analfabet)! Dakord, të mësojë fëmija, shumë gjë e mirë. Dhe shkon fëmija në shkollë dhe merr dituri, mëson gjuhë të huaja, dhe e bën trurin enciklopedi. Por kur kthehet në shtëpi – është vërtet për të vajtuar – fëmija kthehet me një tufë diplomash por ateist! Preferoj më mirë një të pashkolluar por besimtar sesa atë të shkolluarin e ateist.
Të verbër jemi o të dashurit e mij. Ç’ti duash njohuritë e shkollave dhe të universiteteve kur nuk ke sy shpirti? I përulem gjunazi një njeriu të thjeshtë, një plaku, një bariu apo një punëtori të thjeshtë e besimtar por kurrë nuk do t’a bëja një gjë të tillë përpara një ateisti gjoja të zgjuar dhe fillozof!
Ndaj vëllezër, në këto kohë që po jetojmë sot, le të mbajmë të ndezur dritën e besimit, shikimin shpirtëror, sytë e shpirtit. Vetëm kështu do të mund të shohim se ku baresim.

(†) Episkop Avgustini
(Predikimi u mbajt në Kishën e Shën Pandelimonit në Athinë më datën 3 Dhjetor, 1961).

     Add A Comment

You must be logged in to post a comment.