Αυγουστίνος Καντιώτης



Fuqia e Kryqit

date Μαρ 4th, 2010 | filed Filed under: Albanian

Γ’ ΝΗΣΤΕΙΩΝ – ΚΥΡΙΑΚΗ ΣΤΑΥΡΟΠΡΟΣΚΥΝΗΣΕΩΣ ΜΕΤΑΦΡΑΣΗ ΣΤΑ ΑΛΒΑΝΙΚΑ

– Απόσπασμα από τό βιβλίο τού Γέροντος π.Αυγουστίνου «Ο ΤΙΜΙΟΣ ΣΤΑΥΡΟΣ» – ΕΚΔΟΣΗ Α’ 1995 –

ΠΑΤΕΡΙΚΑ ΑΠΟΣΠΑΣΜΑΤΑ (ΑΓ.ΙΩΑΝΝΟΥ ΧΡΥΣΟΣΤΟΜΟΥ καί ΑΓ.ΣΟΦΡΟΝΙΟΥ ΙΕΡΟΣΟΛΗΜΩΝ)

P. AYG. EYL.IST

E DIELA III-të KRESHMËS – FALJA E KRYQIT
Fragmenti u shkëput nga libri i Gjerondit te nderuar At Avgustinit,
“KRYQI I NDERUAR”, Botimi i I-rë, 1995

ΑΦΙΕΡΩΜΑ ΤΟΥ ΜΕΤΑΦΡΑΣΤΗ

...με βαθιά αγάπη της καρδιάς μου και πνευματική ευγνωμοσύνη της ψυχής μου, το αφιερώνω στον σεβαστό Γέροντα, στον ανίκητο και παραδειγματικό μαχητή της ΟΡΘΟΔΟΞΙΑΣ, στον φωτισμένο ιεράρχη της του Χριστού Μεγάλης Εκκλησίας, στον φλογερό καί ακούραστο ιεροκήρυκα του Λόγου του Θεού Επίσκοπο Φλωρίνης, πατέρα Αυγουστίνο…
ΧΡΙΣΤΕ ΒΟΗΘΕΙ ΕΠΙΣΚΟΠΟ ΑΥΓΟΥΣΤΙΝΟ!

Nga fjala e Shën Joan Gojëartit

Fuqia e Kryqit

Përpara kryqëzimit të Zotit tonë Jisu Krisht, kreu i Apostojve, Petroja, nuk mundi të përballojë dot as kërcënimin e një shërbëtoreje, dhe pasi kishte dëgjuar gjithë ato mësime nga goja e Krishtit, duke e mohuar Zotin tha “nuk e njoh atë”.  Por pasi u kryqëza Krishti rendi anë e mbanë botës për të predikuar kryqin.  Për KRYQIN e Krishtit shumicë shënjtorësh vuajtën dhe u martirizuan, pranuan të flijohen dhe preferuan më mirë të bëhen therror sesa të lejonin të dilte nga goja e tyre fjala mohuese e kreut të apostojve i cili u frikësua përpara një shërbëtoreje.  Dhe pas kryqëzimit të Krishtit, të gjitha vendet, të gjitha qytetet, akoma dhe shkretëtira dhe dheu i banueshëm dhe i pabanueshëm lavdërojnë të Kryqëzuarin; mbretër dhe perandorë, gjeneralë, arhondë dhe njerëz me fuqi në dorë, skllevër dhe të lirë, analfabetë dhe të shkolluar, të mënçur dhe të marrë, barbarë dhe të gjitha brezat e njerëzve lavdërojnë të Kryqëzuarin.  Dhe ashtu siç dielli ndriçon tokën kështu u përhap kudo edhe emri dhe falja e Kryqit.

Nga predikimi i Shën Sofronit të Jerusalemit
me rastin e festës së Faljes së
Kryqit të nderuar dhe jetëbërër

Gëzohu o Kryq i nderuar

STAYROS KYRIOY ISTGëzohu o Kryq i nderuar se sipër teje shtrihu krahët e tij Biri i Perëndisë dhe n’a përqafoi të gjithëve duke n’a sjellë pranë Atit Qiellor.
Gëzohu o Kryq i nderuar sepse nëpërmjet teje pastrohen shqisat tona nga çdo papastërti sa herë të përqafojmë me gjithë zemër e shpirt.
Gëzohu o Kryq i nderuar sepse nëpërmjet Atij që u shtri sipër teje, u bëre për Etërit tanë shkak i një gëzimi të papërshkrueshëm dhe të pamohueshëm.
Gëzohu o Kryq i nderuar që bëre shpatën e zjarrtë që rruante parajsën t’i kthejë shpinën duke hapur hyrjen në parajsë për kusarin mirënjohës.
Gëzohu o Kryq i nderuar sepse sot ne, populli besimtar, “brezi i zgjedhur, priftëria mbretërore, kombi i shënjtë” (shih Let.II.Apostoll Petros 2:9) të mbajmë në dorë duke i drejtuar lutje Krishtit Perëndisë i cili u mbërthye sipër teje; ndaj për këtë mburremi tepër për ty o Kryq i nderuar, spese Kryezoti ynë vuri duart e Tij të panjollosura sipër teje, dhe sipër teje derdhi gjakun që rridhte nga Biri dhe Fjala e Atit të padukshëm; dhe të gjithë sa sot kungohen denjësisht me këtë gjak pajtohen dhe bashkohen me Perëndinë tonë jetëdhënës duke marrë kështu falje për të gjitha të këqiat që kanë bërë, nëpërmjet denjësimit tënd Hyjnor nga njëra anë dhe nëpërmjet kujtimit të vuajtjeve të Tua nga ana tjetër të cilat n’a falin jetë.
Gëzohu o Kryq i nderuar, arma fitimprurëse e Mbretit të mbretërve, gëzohu ti që gjatë Ardhjes së Dytë të Krishtit do të jesh në krye të fuqive qiellore dhe do të udhëheqësh grupet e shënjtorëve dhe të të drejtëve, të cilët do të ndriçojnë së bashku me ty si yje ndriçues, duke shfaqur kështu dhe duke parapërgatitur ardhjen e Mbretit të së gjithë krijesës.  Hiri i shënjtë dhe bukuria e pakuptueshme e cila t’u dha nga Jisu Krishti që u mbërthye sipër teje, do të vetëtijë së bashku me të drejtët, që të turpërohen Judenjtë, dhe të mburren me ty ata që kanë ndjerë në mishin e trashë dhe të rëndë energjinë tënde vepruese.
Po o Kryq i nderuar që je mbrojtja më e sigurt e të Krishterëve dhe mundësi më i fortë i sulmeve armiqësore, ndriçona me ndriçimin tënd, ndriçona sytë e zemrës, që të dëshirojmë edhe ne pësime të ngjashme me ato që pësoi sipër teje Biri dhe Fjala e Atit të padukshëm, dhe të japim dhe ne jetën tonë për Të, ashtu siç dha Ai jetën e Tij për ne.  Sepse nëse dëshirojmë dhe preferojmë të pësojmë ato që pësoi Ai, dhe nëse zgjedhim këtë udhë të mirë dhe të bekuar, do të mund të imitojmë me lehtësi vuajtjet dhe pësimet e Tij.  Nëpërmjet fuqisë tënde o Kryqi i nderuar arritshim në ato pësime dhe vuajtje, dhe bëj që të arrijmë denjësisht në faljen e Pësimeve Hyjnore, me fuqinë e pamposhtur të Atij që nëpërmjet teje shkeli vdekjen me vdekje.  Njëkohësisht bëna të denjë të shohim me gëzim dhe ngazëllim ditën e shkëlqyer dhe ndriçuese të Pashkës së Shënjtë.  Qoftë kjo një garanci e Pashkës së vërtetë dhe reale, Pashkës qiellore nga njëra anë, dhe shijim nga ana tjetër e atyre të mirave në të cilat qofshim të gjithë të denjë për të marrë pjesë, me Hirin e Shënjtë dhe njeridashjen e Zotit tonë Jisu Krisht, të Cilit së bashku me Atin dhe Shpirtin e Shënjtë i qoftë lavdia në jetë të jetëve. Amin.

Shkëputur nga libri “KRYQI I NDERUAR – Ο ΤΙΜΙΟΣ ΣΤΑΥΡΟΣ”  Botimi I, 1995
† Episkop Avgustini

Nga fjala e Etërve të Shënjtë

Përktheu nga Greqishtja
Aleksandër P. Filip
E Diela III-të Kreshmës, Mars 2010

     Add A Comment

You must be logged in to post a comment.